
Çfarë është D-DIMER-?!
D-DIMER njihet si fragment D-dimer;fibrin degradation fragment,emri formal D-Dimer.
D-dimer-i është një fragment i proteinës së prodhuar nga shkrirja e gjakut të mpiksur.Nën ndikimin e e enzimit plazmin fillon zbërthimi i trombit në grimca më të vogla të cilat më tej eleminohen.
Fragmentet e dezintegrimit të fibrines në tromb quhen produkte të degradimit të fibrines (FDP).Një produkt i këtij degradimi është edhe D-Dimeri.
Normalisht niveli i D-Dimer-it është i pa detektueshem,ai prodhohet vetëm pasi është formuar trombi dhe ka fillu procesi i zbërthimit të tij.
Në konditat kur kemi formim dhe zbërthim sinjifikant të gjakut të mpiksur kemi ngritje të nivelit të D-Dimer- it.
Kur duhet të bëhët testi?
D-Dimer testi duhet të bëhet krahas testeve laboratorike dhe imazherike me qëllim të eliminimit të prezencës së trombit qoftë te :
-trombozat e thella venoze (DVT)
-embolia pulmonale(PE)
-Insultet
-Kuagulim i diseminuar intravaskular(DIK)
Vlerat refente për D-Dimer janë:<0.5 mikro gram /ml.
Rezultati normal apo negativ i D-Dimer-it na tregon se personi i testuar nuk ka një sëmundje akute apo gjendje e cila percillet me formim anormal të trombit dhe zbërthim të tij.
Rezultati pozitiv i D-Dimer-it tregon për prezencë të niveleve të larta të produkteve të degradimit të fibrines.
Tregon për prezenc të trombit dhe zbërthim të tij por nuk tregon për lokalizimin e trombit.Kjo ndodh tek tromboembolia venoze ose DIK-u.
Ndonëse vlera të larta të D-Dimer-it nuk d.m.th gjithmonë prezenca e trombit dhe zbërthimit të tij.
Elevim të vlerave hasen në rastet kur fibrina është formuar dhe shkaktuar si tek:intervenimet kirurgjike,trauma,infeksioni,sëmundjet e zemrës,të mëlqisë ose tek disa karcinoma.
Koncetrimi i D-Dimer-it mund të ngritet tek pacientët e moshuar.
Rezultate false pozitive japin pacientët me Artrit Reumatoid,hipertrigliceridemi dhe hiperbilirubinemi.
MSc.Elson Jaçaj
Infermier Emergency Response Albania
+355682477367


