Title

 

Mirëpres dhe më gëzon vendimi i OBSH-së për të shpallur vitin 2021 – Vitin Ndërkombëtar të Profesionistëve Shëndetësor, në njohje të përkushtimit të tyre në ofrimin e kujdesit gjatë dhe përkundër pandemisë COVID-19 që ka sfiduar sistemet shëndetësore në të gjithë botën.
Profesionistët Shëndetësor kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në ballë të përgjigjes pandemike Covid-19 dhe meritojnë të shohin se roli i tyre është pranuar dhe vlerësuar zyrtarisht dhe nga nivelet më të larta të politikës shëndetësore botërore.
Shpresoj shumë që ky vendim i OBSH-së, do të jetë sinjal dhe argument i mjaftueshëm që edhe politikëbërësit në Kosovë, ta kuptojnë drejtë rolin dhe rëndësinë e profesionistëve shëndetësor, dhe të fillojë ti trajtoj më me dinjitet, ti përkrahë, ti stimulojë dhe t’iu krijojë atyre kushte dhe siguri në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë.
Respekte të pafundme për të gjithë profesionistët shëndetësor; përulje përpara veprave dhe kontributit të të gjithë atyre kolegëve profesionistë shëndetësor të cilët humbën jetën në përballjen e tyre me Covid 19.

Nga Arben Krasniqi,Infermier-Kosove

Leave a comment