Favore seksuale ne kembim te provimit ne kohe pandemie

Sikur te mos mjaftonte stresi per shkak te situates nga pandemia dhe mungeses se mesimit e cila po zhvillohet online kur vjen puna ne fund per te fituar provimin as pandemia nuk i ka ndaluar disa drejtues manjak seksual qe studenteve tu kerkojne pervec pageses per marjen e nje provimi perfundimtar edhe favore seksuale.

Kjo eshte denoncuar ne muajin Dhjetor prane Shoqates se Infermiereve nga nje studente e Infermierise.Ndersa ajo duhet te hynte ne provim eshte perballur me nje akt te denueshem per shume arsye.

Jo vetem mosha e personit qe kerkoj nje gje te tille qe ishte mosha e te atit te saj ose gjyshit te saj pasi personi qe kerkoj kete favor eshte ne prag pensioni dhe pse mban disa poste drejtuese por dhe menyra sesi ja serviri duke e shantazhuar qe askush nuk ben asnje veprim pa dijenin e tij dhe pa miratimin e tij.

Por nuk mbaron me kaq sepse kur abuzon kaq shume ndodh qe has dhe ne persona te gabuar.

Vajza e cila eshte e dashura e nje personi me emer ne Tirane jo vetem e referoj prane nesh kete shqetesim por dhe tek i dashuri i saj.Por manjaku i kerkon te dashurit te vajzes ta fale per kete veprim dhe se do ja shperblente ne cdo lloj menyre.

Akoma me turp eshte qe drejtuesi me pozicion qe kerkoj favore seksuale i kerkon mbeshtetje djalit te tij qe kjo ceshtje te mos perhapet me tej dhe te mbyllet pa bere shume buj dhe sigurisht qe i biri do eci ne hapat e te atit.

Personat ne fjale duke pasur njerez te tyre ne pozita drejtuese ne Gjykata ku i kane ndihmuar per te mbyllur çeshtje te tjera me heret apo dhe duke ju fshire çeshtje te tjera,duke blere njerez me leke e duke i caktuar ne pozicione drejtuese mendojne qe kjo menyre mund te funksionoj gjate.

Nese ceshtja mes te dashurit te vajzes dhe personit qe kerkoj favore seksuale u mbyll kjo ceshtje i eshte referuar organeve pergjegjese per tu ndjekur deri ne fund pasi jo vetem nga ky person por nga nje grup personash qe kane lidhje me politiken dhe gjykatat e duke qene ne pozita drejtuese kane shfrytezuar prej vitesh pozicionin e tyre per te mare leke ose favore te tjera nga studentet.

Duke qene se posedojme foto,video dhe regjistrime te rasteve te ndryshme prej kohesh dhe nje pjese nga ato Infermier dhe Infermiere qe kur ishin ne Shqiperi kishin frike te flisnin por tashme flasin lirshem pasi punojne jashte dhe jane te gatshem te deshmojne per keto abuzime.Se shpejti do shikoni se cfare ndodh brenda ketyre institucioneve dhe sesi individ te caktuar kerkojne favore te ndryshme ne kembim te provimit apo dhe me shume.

Eshte e turpshme dhe e denueshme cdo akt i tille nga cdokush e aq me teper nga ata drejtues qe presim te jene shembuj ne pozicionet qe kane,qe te na mbrojne,te na mesojne por nderkohe ndodh e kunderta.

Koha te mos heshtim me.

Leave a comment